Rama: Shqiptaret mbeshtesin hapjen e kutive

21/11/2009 20:15

Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar ne nje interviste per Top Channel pas perfundimit te mbledhjes se grupit parlamentar, se nese qeveria nuk hap kutite opozita do ta kerkoje zgjidhjen e ceshtjes se zgjedhjeve te 28 qershorit me mbeshtetjen e qytetareve shqiptare.

Sipas Rames, protesta e PS nuk eshte mbledhur per motive partiake, por per t’i dhene zgjidhje nje problemi qe prek te gjithe shqiptaret qe jane mbledhur ne kete manifestim.

“Kjo eshte nje ceshtje e shtruar per zgjidhje dhe ketu nuk eshte nje problem i thjeshte apo i yni. Ky eshte nje problem qe kerkon zgjidhje nga nje popull i tere, qe mbeshtetet nga 100 mije shqiptare qe manifestuan dje ne shesh, bulevard dhe para godines se shurdhet te kryeministrise. Ky problem ka te beje me ceshtjen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Nese nuk hapen kutite dhe nese nuk shkon ne fund nje hetim parlamentar, atehere pa asnje dyshim ky mbetet nje problem per t’u zgjidhur qe ne do ta zgjidhim me mbeshtetjen dhe me ndihmen e drejtperdrejte te popullit shqiptar”, ka pohuar Rama.

Shefi i socialisteve ka theksuar se Shqiperia ndodhet ne nje situate politike teper te renduar per shkak te keqqeverisjes, e cila ka bere qe ne vend te bjere niveli i demokracise.

“Sado i mire te ishte organizimi yne, ne asnje rrethane kaq shume njerez nuk do te kishin ardhur per te protestuar. Kjo tregon se kemi te bejme me nje renie te nivelit te demokracise, nga nje politike qe eshte politike e nje konflikti qe ka nje kryeminister me vendin e tij”, ka nenvizuar Rama, i cili ka akuzuar kreun e qeverise se ka grabitur votat per te punuar per interesat e familjes se tij.

“Qeveria punon per oborrin dhe familjen e kryeministrit dhe jo per interesat e vendit. Ne jemi perfaqesues te nje populli qe eshte grabitur, jemi para nje grabitjeje qe duhet te zbardhet, pasi ka qene e sofistikuar dhe rrezikon te sofistikoje situaten”, ka deklaruar Rama.

Ai eshte shprehur me tej se deklaratat e nderkombetareve nuk i faturohen Partise Socialiste, e cila ka zgjedhur te bojkotoje Parlamentin dhe ka shtuar se heqja e vizave qe po premton kryeministri Berisha po realizohet nga Evropa dhe jo nga qeveria shqiptare.

“Nderkombetaret nuk jane per te kritikuar opoziten, por jane ketu per te mbeshtetur vendin tone. Qeveria po mundohet t’iu hedhe hi syve te shqiptareve me heqjen e vizave, qe nuk po i heq Berisha, por qe po i heq Evropa pasi nuk do ta lere Shqiperine si nje vrime te zeze ne kontinent”, ka shtuar Rama.

Top Channel