PS, vendoset strategjia e re e mitingjeve

21/11/2009 21:55

Ne mbledhjen e kryetarit te Partise Socialiste me deputete socialiste dhe kryetare partish te tjera aleate eshte diskutuar per strategjine qe do te ndiqet ne vijim.

Mesohet se ne kete mbledhje mendimet kane qene te njezeshme sa i takon pershkallezimit te protestes. Por, mbi rruget per t’ia arritur kesaj, ka pasur mendime te ndryshme.

Disa kane qene me radikale se te tjerat, ardhur kryesisht nga partite e vogla aleate, por ne fund ka mbizoteruar skenari i nje ultimatumi qe do t’i jepet qeverise per te reflektuar.

Mitingu perpara selise se kryeministrise do te permbyllet te djelen ne mbremje. Me pas, qeveria do te kete nga nje deri ne dy jave afat per te reflektuar per kerkesen e opozites per hapjen e kutive.

Nje mundesi eshte qe mitingu i radhes te mbahet ne 29 nentor, nje date emblematike te cilen opozita e perkujton si diten e clirimit te vendit nga pushtuesit nazi-fashiste, por qe mazhoranca nuk e njeh, duke perkujtuar nga ana e vete 28 nentorin.

Varianti tjeter eshte qe ky miting i ardhshem te mbahet ne 5 dhjetor. Ne cdo rast, pavaresisht dates, mitingu i ardhshem nuk do te kete fund. Pra, qytetaret do te kampohen pa pushim perpara kryeministrise deri ne permbushjen e kerkesave te tyre.

Pyetja eshte se cfare do te kerkohet kesaj here? Ka mendime per te mbetur konsekuent ne kerkesen per hapjen e kutive. Mendimet e tjera sugjerojne qe te kerkohen zgjedhje te parakohshme.

Ajo per te cilen eshte rene dakord, eshte qe mitingu i ardhshem do te shoqerohet me nje thirrje per mosbindje civile ne rang vendi.

Keshtu, opozita do t’u kerkoje ish-ushtarakeve, shofereve te linjave urbane, punonjesve te administrates lokale, etj. qe te mos njohin autoritetin e qeverise qendrore.

Nje skenar i ngjashem me ate te greves se pergjithshme ne qershor te 91-shit, qe coi ne renien e qeverise Nano 2 dhe ne krijimin e qeverise se stabilitetit te Ylli Bufit.

Objekti i radikalizimit te protestes, kerkesa per hapjen e kutive apo per zgjedhje te parakohshme, data e mitingut te ardhshem, apo detaje te tjera, pritet te fiksohen perfundimisht ne nje tjeter mbledhje te djelen ne mengjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA