Protesta e PS, jehone ne mediat e huaja

21/11/2009 12:35

Protesta treditore e opozites ka patur pasqyrim edhe nga agjencite e huaja nderkombetare te lajmeve.

Keshtu agjencia e lajmeve Reuters shkruan se dhjetera mijera shqiptare kane marre pjese ne protesten per rinumerimin e votave.

“Opozita nuk ka pranuar rezultatin dhe akuzon per vjedhje votash”, shkruan Reuters ndersa kujton edhe deklaraten e 6 ambasadoreve, si dhe deklaraten e fundit te Berishes se kutite nuk do te hapen as ne qiell dhe as ne toke.

Italiania TgCom njofton po ashtu se njerezit kane zbritur ne shesh per te protestuar per voten dhe per te kerkuar rinumerimin e saj.

Edhe agjencia ANSA  permend protesten me permasa te medha ne Tirane, pas shume te tillave te organizuara neper rrethe.

ANSA shkruan edhe per reagimin e maxhorances, e cila e gjykon te papranueshme kerkesen, duke akuzuar Ramen se po pengon integrimin e vendit ne gjirin e BE-se.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA