Protesta, deputetet: Hapni kutite!

21/11/2009 10:50

Vijon qetesisht manifestimi i opozites per voten e lire para kryeministrise, ku deputetet socialiste po marrin fjalen para mediave te pranishme dhe protestuesve ne shesh.

Deputeti Besnik Bare, duke falenderuar pjesemarresit per mitingun paqesor, deklaroi se qeveria duhet te plotesoje kerkesen elementare per hapjen e kutive.

“Prej 20 vjetesh jemi bere simbol i mosorganizimit të zgjedhjeve të ndershme. Kryeministri Berisha ka dy standarte dhe ai e shkel ligjin me kembe”, u shpreh Bare.

Edhe deputetja tjeter, Ledi Shamku kerkon hapjen e kutive per te pare realisht se si ka votuar populli shqiptar.

“Nuk do te shkojme ne parlament pa u hapur kutite e votimit”, u shpreh Shamku.

Deputeti Eduart Shalsi beri pergjegjes kryeministrin Berisha per pozicionin e dobet qe ka Shqiperia ne luften kunder korrupsionit.

“Ka ardhur koha t’i themi ndaj ketij te papergjegjshmi. Qeveria zhyti vendin ne krize dhe ne nuk mund ta lejojme”, u shpreh Shalsi.

Nga ana tjeter deputeti Ditmir Buxhati kerkoi qe kryeministri Berisha te mos provokoje popullin, pas nje pershendetje te shefit te qeverise nga dritarja e zyres se tij per protestuesit.

Top Channel