Protesta, Dade-Berishes: Kutite do te hapen

21/11/2009 18:25

Deputetja socialiste Arta Dade ka mbajtur para pak castesh nje fjalim para selise se kryeministrise, ku prej dites se djeshme PS dhe simpatizantet e saj po protestojne per hapjen e kutive te votimit.

Ne fjalen e saj Dade i ka bere nje apel kryeministrit Berisha, duke e paralajmeruar se kutite do te hapen me apo pa vullnetin e tij.

“Sa me shpejt te hapen kutite, aq me mire eshte edhe per vete Berishen. Ne ato kuti eshte vullneti i shqiptareve i shprehur me 28 qershor, per nje jetese me te mire dhe per nje te ardhme me te mire per femijet e tyre. Berishes te mos i shkoje nder mend se nuk do te hape kutite. Kutite do te hapen”, ka deklaruar Dade.

Me tej deputetja ka hedhur edhe akuza ndaj disa ministrave te kabinetit Berisha, te cilet sipas saj po fshihen nga drejtesia permes imunitetit te tyre.

“Kjo qeveri ka rekordet me dramatike, me ministra qe nuk kane shkuar te paraqiten para organeve te drejtesise. Ata kujtojne se do t’iu hedhin hi syve te shqiptareve, por nuk do t’ia arrijne”, ka shtuar Dade.

Top Channel