Pranga ne Polican fallxhores nga Elbasani

21/11/2009 08:30

Ka perfunduar ne pranga te Policise se Beratit nje fallxhore nga qyteti i Elbasanit, e cila ka vjedhur me ane te mashtrimit nje punetor te uzines ne Polican.

Burime zyrtare te policise lokale bejne te ditur se rreth ores 03.30 te mengjesit te djeshem ka rene ne pranga te policise Dylbere Sinani, 43 vjece, banuese ne lagjen “Emin Matraxhiu” ne qytetin e Elbasanit.

Gruaja e denuar me pare per mashtrim, mesohet se ka qene ne hetim te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor ne Berat qe prej dy muajsh. Ajo dyshohet se me 2 shtator te ketij viti ka vjedhur me ane te mashtrimit nje punetor te uzines se Policanit. Ajo eshte paraqitur si nje fallxhore ne qytetin e Policanit duke u premtuar banoreve se do t’u lexonte te ardhmen.

Me 2 shtator eshte paraqitur ne ambientet e jashtme te uzines ku i ka premtuar banorit B.Q., punetorit se do t’i lexonte te ardhmen nese i jepte per momentin nje shume lekesh. Banori mesohet se ka shkuar ne banesen e tij, ku dhe ka marre sasine prej 400 eurosh e 90 mije lekesh, te cilat ia ka dhene gruas qe eshte larguar duke humbur cdo gjurme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA