Parlamenti kroat ratifikoi nje marreveshje me Sllovenine, duke zgjidhur nje mosmarreveshje kufitare qe ka vonuar Kroacine te afrohet me Bashkimin Evropian.

129 nga 153 deputetet kroate mbeshteten marreveshjen te premten, ndersa gjashte votuan kunder. Qeveria sllovene nuk e ka ratifikuar ende marreveshjen.

Marreveshja bilaterale, e nenshkruar kete muaj nga kryeministrja kroate Jadranka Kosor dhe homologu i saj slloven Borut Pahor, synon te zgjidhe mosmarreveshjen lidhur me territorin e Gjirit Piran ne veri te Adriatikut.

Sllovenia ndodhet mes Italise dhe Kroacise dhe kerkon te kete qasje te drejtperdrejt ne ujerat nderkombetare.

Top Channel