Minxhozi: Opozita frikesoi mazhorancen

21/11/2009 19:50

Analisti i njohur i shtypit shqiptar, Skender Minxhozi e ka cilesuar si nje prove force protesten e organizuar nga PS per hapjen e kutive te votimit.

Ne nje prononcim per Top Channel, Minxhozi ka shprehur bindjen e tij se pas kesaj proteste mazhoranca qeverisese ndihet e frikesuar.

“Opozita dha proven e forces. Me ne fund edhe elektorati i majte, i fjetur dhe i demoralizuar nga zhvillimet e muajve te fundit, ka dale ne shesh. Partia ia ka arritur qe te krijoje nje shumice qe te frikesoje mazhorancen. Une mendoj se sot kemi nje mazhorance te frikesuar”, ka deklaruar Minxhozi.

Top Channel