Pas arritjes se koalicionit ne Prizren, Lidhja Demokratike e Kosoves dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves (AAK) kane arritur te premten marreveshje per koalicion per balotazh edhe per Komunen e Sharrit.
Ne kete komune kandidati i LDK-se, Halim Shemsedini, do te kete perballe kandidatin e PDK-se Salim Januzi.
Ne zgjedhjet e 15 nentorit, ne garen per te parin e komunes se Sharrit, kandidati i PDK-se, Salim Januzi, ka fituar 39.7 per qind te votave, derisa Halim Shemsedini nga LDK-ja ka fituar 37.2 per qind.
Per shkak se asnjeri nga kandidatet nuk ka marre mbi 50 per qind te votave te nevojshme, do te shkohet ne balotazh me 13 dhjetor. Arritja e marreveshjes per koalicion ndermjet LDK-se dhe AAK-se ka zemeruar PDK-ne, e cila mbreme pati paralajmeruar prishjen e koalicionit dhe hyrjen ne koalicion me LDD-ne, AKR-ne dhe minoritetet, por qe me vone hoqi dore nga kjo deklarate.
Top Channel