Nje ushtar cek ka mbetur i plagosur sot ne bazen e kontigjentit cek qe vepron ne kuader te trupave te KFOR-it ne Kosove.

Sipas informacioneve te fundit, dyshohet se ushtari eshte qelluar nga nje kolegu i tij, por nuk dihet nese veprimi ka qene ose jo i qellimshem.

Ushtari eshte operuar ne spitalin ushtarak amerikan te Kosoves dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Nderkohe, kreret e Ministrise se Mbrojtjes ne Prage kane urdheruar hapjen e nje hetimi per zbardhjen e shkaqeve te ngjarjes.

Top Channel