Hetuesit e Drejtorise se Krimeve te Renda te Policise se Kosoves kane identifikuar dhe arrestuar te premten 37-vjeçarin F.V. nga Mitrovica, si te dyshuar kryesor ne lidhje me rastin e kanosjes ndaj kandidatit te AAK-se per kryetar te komunes se Mitrovices, Hysni Ahmetit.

Rasti i kanosjes ka ndodhur ne Mitrovice me 14 nentor, pas tentim-vrasjes qe ka ndodhur me heret me 12 nentor ndaj Ahmetit ne hyrje te Mitrovices.

Policia e Kosoves ka arritur ta ndaloje dhe ta intervistoje personin e arrestuar, nga i cili jane konfiskuar deshmi materiale qe lidhen me vepren penale te kanosjes.

Top Channel