Itali, shkaterrohet banda shqiptare e droges

21/11/2009 11:30

Shkaterrohet ne Itali banda e muratoreve shqiptare qe shperndante kokaine.

Guarda di Finanza e Pesaros ka arrestuar tete emigrante shqiptare, si dhe ka sekuestruar nje arsenal te vogel armesh, prej disa pistoletash dhe municionesh te ndryshme.

Grupi shperndante gjysme kilogrami droge ne jave me nje vlere prej 50 mije eurosh dhe vepronte ne Cerva, Pesaro dhe Fano te Italise.

Nuk jane bere te ditura identitetet e te arrestuarve, nderkohe qe policia po heton nese ka persona te tjere bashkepunetore te tyre.

Top Channel