Fier, e mitura rome martohet me rrembyesin

21/11/2009 08:25

Policia e Fierit ka mundur te gjeje 15-vjecaren rome, e zhdukur qe prej 5 ditesh.

Ajo eshte gjetur ne fshatin Baltez, jo shume larg Levanit ne nje kasolle te braktisur, ku qendronte me 33-vjecarin Fatmir Hazizi. Policia i ka shoqeruar per ne mjediset e komisariatit, ku i ka marre ne pyetje per disa ore me radhe.

Mesohet se 33-vjecari, i cili rezulton i martuar, por eshte duke u ndare me te shoqen, ka kerkuar te martohet me 15-vjecaren Kadrie Kalemi. Perballe deklaratave te dy protagonisteve kryesore te ngjarjes, policia ka vendosur te mos nise procedim penal per 33-vjecarin Fatmir Hazizi, por te ndjeke per pak dite ecurine e marredhenieve te tyre, pasi keshtu kane kerkuar prinderit e 15-vjecares.

Gjate paradites se enjte, vetem pak ore pas daljes nga mjediset e policise dhe pas qetesimit te situates mes dy familjeve, jane shkembyer llokumet mes njera-tjetres. Kjo eshte bere ne prani te inspektorit te policise, qe mbulon lagjen ku banojne familjet rome.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA