Ne Hamallaj te Durresit, banoret vuajne nga mungesa e ujit te pijshem, ndonese qeveria ka akorduar nje fond prej 90 milione lekesh per ndertimin e ujesjellesit.
Gjate nje proteste, banore te kesaj zone kane ngritur zerin ndaj problematikes, me te cilen hasen prej vitesh, ndersa denoncojne se nje pjese e fondit te akorduar per ujesjellesin eshte perdorur per fushaten elektorale, ndersa investimi eshte bere gjysmak.
Rreth 8 mije banore te Hamallajt, vetem 20 km larg qytetit te Durresit jetojne ne kushte te veshtira, per shkak te mungeses se ujit te pijshem, ndersa thone se faturohen aforfe per ujin qe mungon. Ata vazhdojne te mbushin uje ne te vetmen cezme publike te zones, pasi ujesjellesi nuk ka perfunduar.
Madje, shume banore kane paguar 3500 leke te rinj per sahatet e ujit qe nuk jane instaluar kurre, por u jane lene ne dore. Po keshtu, te gjithe banoret paguajne cdo muaj fatura aforfe per ujin per 4 vjet me radhe. U duhet te presin 4 deri 5 ore neper radhe qe te mbushin uje ne te vetmen cezme ne disa tuba, ne nje grope balte. Po keshtu, edhe femije te zones thone se nuk kane kohe as te mesojne, pasi sapo vijne nga shkolla detyrohen te presin me ore te tera ne radhe per uje dhe shpesh i marrin librat me vete per te mesuar te burimi.
Per kete situate tejet skandaloze eshte shprehur edhe deputeti i PS-se, Gazmir Bizhga, i cili ka deklaruar se kjo situate eshte shkaktuar si pasoje e korrupsionit te Kryeministrit Berisha, i cili fondet e ketij ujesjellesi i ka perdorur per fushaten elektorale te partise se tij.
Top Channel