Dokle: Qellimi i protestes “ngrohu” naten

21/11/2009 09:10

Kur kane kaluar rreth 16 ore nga nisja e protestes opozitare ne buleverdin “Deshmoret e Kombit”, shume njerez vazhdojne te qendrojne para kryeministrise ku kane kaluar oret e nates.

Ata jane zevendesuar nga perfaqesues te tjere qe do qendrojne ne shesh diten e sotme. Ky eshte nje nga elementet e vecante te organizimit te kesaj proteste.

“Ishte nje nate e nxehte ne kuptimin e qellimit per te cilin jemi mbledhur. Njerezit vijne per nje qellim te madh, ate te votes se lire. Shqiptaret e kuptojne se liria e votes eshte baza e te gjitha lirive. Protestuesit jane mbledhur per te verteten e votes, prandaj slogani eshte ‘te hapen kutite’. Duhet te merret vesh e verteta sepse nuk mund te kete integrim te Shqiperise me vota te vjedhura dhe pa transparence”, tha per Top Channel deputeti Namik Dokle.

Ne vijim, ai shtoi se edhe gjate dites se sotme shume deputete do flasin para protestuesve. “Te gjithe deputetet kane cfare t’u thone njerezve dhe zgjedhesve te tyre qe kane ardhur si perfaqesues te mijera votuesve shqiptare. Eshte nje risi ne zhvillimin politik te Shqiperise qe ka te beje me kauzen e njerezeve”, shtoi Dokle.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA