Burgosja e Tacit, rikthehet qetesia tek ARMO

21/11/2009 08:20

Qendrimi ne burg per 15 dite i Rezart Taeit ka sjelle pak probleme per veprimtarine e kompanise ARMO, qe ai privatizoi, ndersa lirimi i tij ka cliruar nga ankthi punonjesit.

Tashme telashet duket se kane sosur per Taein, pasi Prokuroria e Fierit konfirmon se nuk ka asnje hetim te hapur per te apo kompanine, edhe pas thyerjes se urdhrit te bllokimit nga Drejtoria e Tatimeve.

Gjate diteve kur Rezart Taei ishte ne burg, puna ne Uzinen e Perpunimit te Naftes (UPN) ne Fier dhe ne Kombinatin e Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh (KPTHN) ka ecur normalisht.

Drejtues teknike te ketyre dy ndermarrjeve shprehen: “Ne thyem vendimin e tatimoreve per te mos e nderprere punen dhe as qe behej fjale per nje rast te tille, pasi ishim te bindur qe ai do te dilte. Shpresuam qe te dilte para se te shkonte eeshtja ne Apel”.

Gjithashtu drejtuesit teknike te kompanise tregojne se ka qene administrata ajo qe e ka vuajtur me shume arrestimin e presidentit te firmes. Punonjes te dy uzinave te naftes, duke u lutur per ruajtjen e anonimatit, kane thene: “Nuk mund te perkrahim veprimin qe kreu presidenti yne. Ai veprim na ben qe te jemi pesimiste per te ardhmen e punes sone”.

Po ashtu, punonjesit kane thene se gjate qendrimit te Rezart Taeit ne burg kane pasur frike se mos nuk merrnin pagat. “Rroga ne fakt eshte vonuar me pak dite, ndoshta tre, por serish eshte normale”, thone punonjesit. Lirimi e Taeit ka kthyer te vartesit e tij sigurine per pagen dhe punen.

Zedhenesi i ARMO-s, Milton Nushi, thote se arrestimi i presidentit nuk ka sjelle asnje problem ne mbarevajtjen e punes, pervee efekteve psikologjike qe mund te kete pasur kjo te punonjesit. “Natyrisht edhe ankthi qe mund te kene pasur punonjesit eshte shuar pas daljes nga burgu i presidentit”, thote zedhenesi. Ai sqaron me tej se “ndonje pengese qe ka dale gjate ketyre diteve ka qene burokratike”.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA