Biznesi: Kujdes me ligjin “Antimafia”

21/11/2009 08:35

Nje pjese e te  ardhurave shqiptaret i kane krijuar nga emigrimi, ku me  se shumti eshte punuar ne te zeze.

Duke pasur parasysh kete faktor, zbatimi i ligjit “Antimafia” mund te cenoje nje pjese te mire te individeve qe me te ardhurat nga emigrimi kane hapur aktivitete te ndryshme private. Bizneset industriale e mbeshtesin ne parim ligjin e iniciuar nga Ministria e Drejtesise, por nga ana tjeter sugjerojne qe te behet kujdes gjate zbatimit ne terren, pasi mund te preken biznese qe nuk kane lidhje me aktivitetin kriminal.

Konfindustria, duke u nisur nga sjellja e ligjit “Antimafia” per shqyrtim ne Kuvendin e Shqiperise, shpreh domosdoshmerine e ndryshimeve ne permbajtjen e tij perpara miratimit perfundimtar te tij ne seance plenare. Zbatimi i tij ne formen e paraqitur do te kishte pasoja ne uljen e te hyrave nga emigrantet, largim te kapitaleve dhe frenim te iniciatives investuese ne vend, aq shume te nevojshme per zhvillimin ekonomik afatgjate te vendit dhe sidomos perballjes me pasojat e krizes globale financiare.

“Ligji ne fjale, per thelbin dhe per me shume per pasojat, qe mund te sjelle ne zbatimin e tij, eshte nga aktet ligjore me te ndjeshme, qe rrallehere mund te jene miratuar ne Kuvendin e Shqiperise dhe per kete arsye duhet kushtuar kujdes i vecante. Parimisht nuk e kundershtojme ligjin ne fjale, duke e vleresuar si mase te luftes kunder krimit te organizuar”, thote Gjergj Buxhuku, administrator i pergjithshem i Konfindustrias.

Nese do te studiojme me ne thellesi, arrijme ne perfundimin se pikerisht zbatimi i nje ligji te tille ne Shqiperi, ne nje mjedis institucional dhe nje realitet ekonomik, qe ndryshon krejtesisht nga vendet e BE-se, qe sillen si krahasim, mund te sjelle pasoja krejtesisht te kunderta me vete qellimin e krijimit te tij. “Te mos harrojme, se me termin ‘nivel i pajustifikuar ekonomik’ mund te shkohet deri aty sa te vihet ne dyshim pasuria praktikisht e nje shumice derrmuese te bizneseve dhe pothuaj nje shumice qytetaresh shqiptare, qe ne mase mjaft te madhe jane ne emigracion prej pothuaj 20 vjetesh dhe qe ne shume raste kane punuar dhe vazhdojne te punojne per arsye objektive te padeshirueshme ne ‘te zeze’.

Nje gje e tille vlen edhe per shume nga bizneset ne Shqiperi, qe fillimin e punes se tyre e kane pikerisht me kapitale te fituara ne te njejten menyre”, thekson Buxhuku. Konfindustria mendon se eshte domosdoshmeri permiresimi i projektit ne fjale. Kerkohet parashikimi i domosdoshem i kushtezimit ne ligj te zoterimit paraprak nga ana e institucioneve shteterore, te provave te prekshme dhe bindese fillestare, qe tregojne per veprimtari kriminale te subjektit, biznesit dhe qytetarit per te filluar procedimin ligjor te metejshem.

“Ne rast te kundert, pasojat do te ishin shqetesuese”, perfundon Buxhuku. Edhe Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane e mbeshtet ne parim projektligjin “Antimafia”, por shton se duhet bere kujdes ne zbatimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA