Asistence kroate per integrimin

21/11/2009 21:45

Kroacia do t’i jape Shqiperise asistence ne nivel ekspertesh per plotesimin e pyetesorit te Komisionit Europian, qe pritet te mberrije brenda muajit dhjetor.

Lajmi eshte bere i ditur nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu pas nje takimi ne Zagreb me ministrin e Jashtem kroat Gorana Jandrokovic.

Fazen e pergjigjeve te pyetesorit per kandidimin ne Bashkimin Europian, Kroacia e ka kaluar me sukses para disa vitesh dhe tani pret qe se shpejti te pranohet vend anetar me te drejta te plota.

Zonja Bregu u shpreh optimiste se Shqiperia do te permbushe brenda afateve plotesimin e pyetesorit, nepermjet te cilit Brukseli ben nje vleresim te hollesishem, se deri ne cfare niveli vendi permbush kriteret e Kopenhagenit, demokracine, sundimin e shtetit ligjor dhe ekonomine e tregut, kritere keto qe percaktojne, nese vendi eshte i pershtatshem per anetaresim ne Bashkimin Europian.

Pak dite me pare, ministri i Jashtem, Ilir Meta deklaroi se per dorezimin e pyetesorit ka shume gjasa qe te vije vete ne Tirane, ne mes te dhjetorit, komisioneri per Zgjerimin Olli Rehn, vizita e te cilit mund ta beje interesante skenen e trazuar te politikes shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA