Levizja “Vetevendosje” ka cilesuar se shumica e qytetareve te Kosoves kane vendosur te mos votojne ne zgjedhjet e mbajtura te dielen ne Kosove.

“Keta ua kthyen shpinen ketyre politikaneve ne te vetmin moment kur politikaneve te Kosoves u shkon mendja te qytetaret. Dhe ua kthyen shpinen me te drejte”, ka vleresuar kjo levizje te premten, nepermjet nje komunikate, enkas per zgjedhjet e javes qe lame pas. “Vetevendosja” ka vleresuar se politikanet kosovare ia kene kthyer shpinen popullit te tyre qe prej dhjete vjetesh.

“Gjate ketyre viteve i kane degjuar brengat e cdokujt: te diplomateve te huaj, misionareve kolonialiste, ambasadave te secilit shtet ne Kosove, Serbise, te strukturave paralele te Serbise ne Kosove. Vetem interesat e qytetareve te Kosoves nuk u kane interesuar kurre. Pikerisht interesat e te vetmit popull prej te cilit varen teresisht. Ashtu sic varen nga ky popull diten e zgjedhjeve”, eshte shkruar ne komunikate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA