Xhafa: Protesta, e rralle e ketij lloji

20/11/2009 23:45

Per deputetin socialist, Fatmir Xhafa protesta e opozites per nga organizimi dhe permasat mbetet e rralle per vete faktin se sipas tij shqiptaret e kane kuptuar qe vota eshte e rendesishme.

“Me duhet te them qe kjo proteste eshte e rralle e ketij lloji, eshte e para proteste qe behet ne keto permasa per voten e lire. Shqiptaret e kane kuptuar qe vota eshte e rendesishme dhe 28 qershori nuk ka lidhje vetem me opoziten, por me gjithe popullin shqiptar”, ka nisur fjalen e tij deputeti Xhafa.

Me tej zoti Xhafa ka shpjeguar edhe detajet organizative duke sqaruar se kohezgjatja e protestes varet prej vendimit te grupit parlamentar socialist qe do te merret diten e neserme. Gjithashtu Fatmir Xhafa ka zbardhur edhe disa prej aktiviteteve qe shkojne deri ne shfaqje filmash me tematiken e protestes opozitare, sipas tij precedente ne SHBA dhe Itali.

“Kjo proteste do te vazhdoje ne menyre te njetrajteshme diten edhe naten. Ketu kemi te regjistruar se paku 5 mije veta dhe numri eshte duke u shtuar. Te rinjte dhe te rejat e Tiranes jane duke iu bashkengjitur protestes. Ne kemi parashikuar nje sere cadrash ku jane sistemuar protestuesit, kemi edhe nje hapesire per mediat per te shprehur vleresimet dhe transparencen per mediat e pavaruara. Podiumi vazhdimisht do te jete aktiv, do te kete fjalime te deputeteve e lidereve politike deri edhe te qytetareve, te grupeve te ineresit etj. Do shfaqim pjese te aktivitetit politik te PS-se qe nga 28 qershori e deri me sot, do te kete disa emisione te posacme qe do tregojne menyren se si jane zhvilluar zgjedhjet e 28 qershorit dhe manipulimet me faktet qe disponojme per keto zgjedhje. Do te kete edhe filma interesante qe do tregojne menyren se si jane zgjidhur precedente te ngjashem ne SHBA, Itali etj”, ka perfunduar ne fjalen e tij deputeti Xhafa.

Nderkohe qe rreth kater ore pas fjalimeve, te deputeteve dhe liderve te tjere te opozites protesta eshte futur ne nje rrjedhe me te qete. Shtabi organizues ka marre masat per te gjithe personat qe kane firmosur per te gdhire diten e shtune duke vendosur cadra.

Top Channel