Me shume se per gripin e derrit, autoritetet shendetesore paraqesin shqetesim me te madh per gripin e zakonshem.
Viroza qe ka prekur nje pjese te mire te popullates po perhapet me shpejtesi, ndersa ka mberritur para afateve te parashikuara.
Instituti i Shendetit Publik sqaron se periudha e qarkullimit te gripit nis ne dhjetor dhe perfundon ne muajin mars.
Nderkohe qe koha e virozes kete vit eshte perafruar, duke nisur qe ne muajin nentor. Nga java ne jave, Instituti i Shendetit Publik raporton se kemi shtim te rasteve te te prekurve nga viroza e stines dhe shtim te infeksioneve respiratore.
Vetem javen e fundit infeksionet e rrugeve te frymemarrjes jane shtuar me 13 per qind. Nderkohe qe dje, ministri i Shendetesise ka sqaruar se Shqiperia ndodhet ne nje situate te re epidemike dhe problem mbetet viroza e stines, e cila kete vit eshte edhe me e rende se sa vitet e kaluara.
Te dhenat e departamentit te epidemiologjise prane ISHP-se kane verejtur se viroza shkakton temperature te larte, komplikacione dhe eshte e ndryshme nga ajo e viteve te kaluara.
Top Channel