
Importuesit e karburanteve nuk i pranojne ne menyre kategorike gjobat e vendosura nga Tatimet dhe kerkojne nga ministri i Financave qe te rivleresoje vendimet.
Letra eshte hartuar nga Shoqata e Shoqerive Hidrokarbure dhe i ve ne dispozicion ministrit dhe kreut te Tatimeve pretendimet se gjobat e vendosura nuk jane ne perputhje me ligjin.
Nje aksion i nisur nga tatimet ne datat 20-24 tetor ka ndeshkuar ne mase shoqerite e medha te naftes, duke u vendosur gjoba deri ne 400 milione leke dhe mbyllur 15 pika shitjeje.
I gjithe thelbi i diskutimit lidhet me çmimet e shitjes, te cilat nuk perputhen me kontratat qe importuesit kane lidhur me shitesit e pakices.
Sipas disa udhezimeve te leshuara nga Ministria e Financave. Shitesit me shumice, pra importuesit, duket binin ne konsensus, duke lidhur kontrate per vendosjen e çmimit.
Por nga verifikimi i bere nga tatimoret, del se pikat e pakices i kane shitur sasite jo me çmimin e kontrates dhe per kete shkak gjoba i vendoset importuesit.
Grosistet nuk e pranojne ndeshkimin per nje veprim qe e kane bere tregtaret e vegjel, edhe pse me ta ka pasur nje marreveshje per kontrollin e çmimit.
Top Channel