
Kriza politike qe ka perfshire Parlamentin dhe rruga per zgjidhjen e saj ndajne thellesisht partite ne qendrimet e tyre.
Disa prej perfaqesuesve politike e shikojne zgjidhjen te kalimi ne zgjedhjet e parakohshme, ndersa per drejtuesit e Partise Demokratike, kriza as nuk ekziston fare.
Ajo çka bashkon pjesen derrmuese te deklaratave eshte se Presidenti ka nje te drejte te pamohueshme per te luajtur rolin e ndermjetesuesit.
“Duhet te kete nje negociator, qe mund te jete presidenti ose faktori nderkombetar. Ai mund ta beje mire rolin e tij, por a ka rezultat?”, deklaron kryetari i PSD, Skender Gjinushi.
Ndersa ai i PDS, Paskal Milo vlereson se alternativa me e mire jane zgjedhjet e parakohshme. “Pozicionet e te dyja paleve jane shprehur qarte ne ekstrem, ndaj si zgjidhje e ndermjetme, ku dy palet do ‘ruajne nderin’, jane zgjedhjet”, pohon Milo.
Ndersa kryetari i grupit parlamentar te PD, Astrit Patozi shprehet se ne vend nuk ka krize. Sipas tij, kriza e vetme eshte ajo qe ka perfshire strukturat e brendshme te PS.
“Nuk ka krize politike ne Shqiperi. Ne krize eshte Partia Socialiste, me hallet personale dhe problemet e kryetarit te saj, Edi Rama”, thote Patozi.
Ndersa kryetari i PR Fatmir Mediu jep dy opsione, njeri qe presidenti ta zgjidhe situaten politike dhe opsioni i dyte eshte qe opozita te tregohet e vetedijshme.
Kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule kerkoi zgjidhje mes paleve, ose perndryshe kalimin drejt zgjedhjeve te reja te parakohshme.
Ndersa avokati Spartak Ngjela eshte i mendimit se presidenti s’mund te nderhyje, pasi opsioni i vetem eshte hapja e kutive.
“Presidenti s’mund te nderhyje, pasi njera pale eshte e qarte ne qendrimin per hapjen e kutive. Duhet te hapen kutite, sepse jane vjedhur votat”, pohon Ngjela.
Top Channel