Rama: Nuk terhiqemi nga bojkoti

20/11/2009 18:35

Kryetari socialist Edi Rama deklaroi se opozita nuk do te terhiqet nga bojkoti pa u plotesuar me pare kushtet.

Dule falenderuar protestuesit per vendosmerine e treguar per te qendruar tri dite me radhe ne shesh, Rama u kerkoi qytetareve te tjere qe te shperndahen qetesisht dhe pa krijuar probleme.

“Kjo proteste sapo ka nisur. Mos hiqni vemendjen nga iniciativa e perbashket”, porositi Rama.

“Berisha, fajtor per krizen”

“Sot me shume se kurre duam te tregojme qe e duam Shqiperine si gjithe Europa”. Me keto fjale iu drejtua te pranishmeve ne protesten maratone te opozites ne kerkim te votes se lire, kryetari socialist Edi Rama.

I pritur me ovacione nga protestuesit qe kane mbushur bulevardin “Deshmoret e Kombit”, Rama theksoi se ky aksion nuk eshte lufte per pushtet, por beteje per drejtesi.

“Zgjedhjet e manipuluara zvarrisin rrugen shqiptare drejt integrimit”, u shpreh Rama.

Kreu socialist akuzoi Berishen se vepron ne interes te familjes ekonomike te tij, dhe se cdo dite e me shume vertetohen me fakte keto pretendime te opozites.

“Berisha nuk po qeveris ne respekt te kushtetutes, ligjit dhe barazise se ketij vendi, por po sundon duke shkelur kushtetuten, duke thyer ligjin dhe duke thelluar pabarazine ne vend per qellime perfitimi”, u shpreh Rama.

Sipas Rames, arka e shtetit eshte kthyer ne xhepin e madh te pushtetit te familjes, duke akuzuar Berishen se ka shfrytezuar taksat e shqiptareve per fushaten e tij.

Rama permendi tunelin e Thirres, nisjen dhe lenien ne mes te ndertimit te rrugeve, ndersa e cilesoi si skandaloze gjendjen e buxhetit te shqiptareve, fajtor per te cilen eshte kryeministri.

“Ne jemi ketu per te shpetuar buxhetet tona lokale, buxhetet e bizneseve te vogla, te cilat prej janarit te 2010 do te ngarkohen me taksa te larta caktuar padrejtesisht nga kryeministri”, u shpreh Rama, duke kujtuar afatin lene qeverise per ndryshim te vendimit deri ne 5 dhjetor.

Kreu socialist permendi me shqetesim gjendjen e rende ekonomike ne te cilen jetojne ushtaraket e liruar, minatoret, peshkataret, bujqit, fermeret, veteranet te cilet mbijetojne veshtiresisht ne kete krize.

Por mbi te gjitha, Rama theksoi se bashkimi ne shesh eshte per t’i thene ‘ndal’ ketij pushteti te korruptuar qe po ndalon zhvillimin dhe mireqenien e njerezve.

“Ne i qendrojme kerkeses sone simbolike per hapjen e kutive dhe transparences se plote te zgjedhjeve te 28 qershorit”, u shpreh Rama. 

Kreu socialist theksoi se futja ne kuvend e opozites ne keto kushte, do te ishte precedent per zgjedhjet e ardhshme, ndaj kerkoi me force zbardhjen e krimit elektoral.

“Miqte tane nderkombetare kerkojne me plot te drejte te jemi ne parlament edhe ne duam te jemi ne parlament, po nuk duam qe t’i hapim rruge abuzimeve ne te ardhmen. Protesta jone, ne thelbin e saj kerkon te vendose forcen e ligjit, mbi ligjin e forces. Kutite e mbyllura jane simboli i protestes sone dhe jo motivi i vetem i bojkotit”, u shpreh Rama.

Kreu socialist theksoi se ne kushtet e krijuara opozita nuk hyn ne parlament, madje do ta pershkallezoje protesten.

“Berishes t’i vije turp qe i frikesohet hapjes se kutive, por edhe qe po turperon parlamentin dhe qeverine dhe nuk ben dot ate qe u be ne Afganistanin demokratik, ku u rinumeruan votat”, u shpreh Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA