" /> ">
Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, nga ura e Lanes deri tek selia e kryeministrise do te bllokohet nga policia nga ora 16:00 te dites se premte deri te dielen ne mesdite, kur te perfundoje edhe tubimi i Partise Socialiste.
Gjate nje njoftimi per shtyp, policia e Tiranes ka deklaruar se ka dhene lejen dy ditore per subjektin politik ps, per zhvillimin e tubimit te saj tre ditor, nga ora 16:00 e se premtes deri ne pasditen e se dieles. Ndersa sheshi “Skenderbej” do te kete kufizime ne qarkullimin e automjeteve vetem per diten e premte.
Drejtoria e Policise se qarkut Tirane ka njoftuar se ka marre masa per zhvillimin e ketij mitingu.
Nderkohe qe sipas nje plani operacional qe nuk eshte bere publik ne media, drejtoria e policise se Tiranes ka vendosur te angazhoje per sigurine e mitingut te opozites pervec forcave operacionale te specializuara per sigurine e tubimive, mitingjeve, dhe aktiviteteve sportive, edhe pjesa me e madhe e nenoficereve dhe oficereve te rendit te te gjitha komisiariteve te Tiranes.
Top Channel