Kryetari i AKR-se, Behxhet Pacolli ka pergenjeshtruar lajmet e publikuara ne media se eshte kontaktuar nga kryeministri Thaci per nje koalicion te mundshem me PDK-ne.
Permes nje komunikate per shtyp, Pacolli ka deklaruar se nuk eshte kontaktuar asnjehere nga kreu i qeverise dhe i ka cilesuar lajmet e publikuara ne media nje loje te kryeministrit me popullin e Kosoves.
“Me pergjegjesi te plote politike dhe njerezore hedh poshte kete njoftim. Nuk ka pasur asnje komunikim zyrtar mes meje dhe zotit Thaci ne lidhje me kete aleance. E quaj mungese te thelle etike dhe loje me qytetarin perhapjen e lajmeve te tilla”, ka pohuar Pacolli.
Kreu i AKR ka shtuar me tej se lajme te tilla jane manovra te kryeministrit Hashim Thaci ne prag te raundit te dyte te zgjedhjeve lokale.
“Sapo kane mbaruar zgjedhjet e raundit te pare. Po diskutohet per raundin e dyte dhe akoma nuk iu eshte dhene pergjigje ankesave tona. Ndaj me duket e pakuptimte kjo qe ndodhi”, theksohet me tej ne komunikate.
Top Channel