Ndihma dhe asistenca per femijet ende formalitet

20/11/2009 19:30

Qindra familje shqiptare detyrohen t’i dorezojne femijet e tyre prane jetimoreve, pasi nuk kane asnje mundesi per t’i ushqyer.

Perballe kesaj skeme ku femijet jane jo vetem te kequshqyer por humbasin edhe familjen, Amnesty International, ne Diten Nderkombetare te Drejtave te Femijeve, i propozon qeverise shqiptare qe te asistojne familjet e ketyre femijeve.

“Duke u mbeshtetur ne kete konvente, ministria ka ndermare inisiativen per hartimin e kuadrit per te drejtat e femijeve. Nevojat jane per shume me teper sherbime dhe ministria po punon per kete me strukturat perkatese”, shprehet zedhenesja e Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale.

Por ndersa Shqiperia po punon per hartimin e ligjit ne kuader te te drejtave te femijeve, ne vend jane ngritur vetem 14 njesi vendore nga 365 qe duhet te jene. Keto njesi vendore, duhe t’u ofrojne aistence sociale, psikologjike, te ndermjetesojne punesimin e familjareve si dhe te ndihmojne ne formimin e tyre profesonal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA