Prishja e koalicionit me LDK nuk do te thote domosdoshmerisht zgjedhje te parakohshme, ne rast se PDK, si forca kryesore parlamentare, arrin te siguroje votat e nevojshme ne Kuvendin e Kosoves.

Nje politikan kosovar qe kerkoi te ruaje anonimatin, pohoi per Top Channel se PDK do te kerkoje te beje nje koalicion me Aleancen per Kosoven e Re te Bexhet Pacollit dhe Lidhjen Demokratike te Dardanise te Nexhat Dacit.

Por burime brenda dy partive alternative per PDK-ne e Thacit per koalicion mohuan te enjten ne mbremje cdo kontakt me PDK duke krijuar nje peshtjellim te metejshem ne klimen politike te krijuar pas ndarjes PDK-LDK.

Ne cdo rast, nje koalicion i ri i mundshem i PDK-se me keto dy parti, nuk do t’i kishte 60 votat e nevojshme per te qeverisur. Vete PDK ka 34 deputete, kurse AKR dhe LDD nga 10 duke siguruar sebashku 54 deputete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA