
Burime konfidenciale pohuan per Top Channel se Partia Demokratike e Kosoves e kryeministrit, Hashim Thaci, ka pasur te enjten ne mbremje nje takim me LDK-n e presidentit Fatmir Sejdiu ku ka kercenuar me prishjen e koalicionit.
Shkak per kete duket se jane bere marreveshjet e njeanshme qe LDK ka bere me Aleancen per Ardhmerine e Kosoves te Ramush Haradinajt, ne komunat e Prizrenit dhe Gjilanit. Ne qytetin e Prizrenit, AAK do te mbeshtese gjate balotazhit kandidatin e LDK-se per kryetar te komunes, Hanefi Muharremin.
Raundi i dyte i zgjedhjeve lokale ne Kosove do te mbahet ne 13 dhjetor. Praktikisht nje prishje e koalicionit aktual qeverises PDK-LDK, e ben te pavlefshme qeverine. Kjo nuk do te thote automatikisht zgjedhje te parakohshme, ne rast se PDK, si forca kryesore parlamentare, arrin te siguroje votat e nevojshme ne Kuvendin e Kosoves.
I njejti politikan i PDK-se pohoi per Top Channel se PDK do te kerkoje te beje nje koalicion me Aleancen per Kosoven e Re te Bexhet Pacollit dhe Lidhjen Demokratike te Dardanise te Nexhat Dacit.
Keto dy parti ishin bashke ne koalicion ne raundin e pare te zgjedhjeve. Por realisht te enjten ne mbremje burime nga keto dy parti mohonin te kishin pasur kontakte me PDK-ne. Madje zoti Pacolli ndodhej jashte Kosoves per arsye personale.
Ne cdo rast, nje koalicion i ri i mundshem i PDK-se me keto dy parti, nuk do t’i kishte 60 votat e nevojshme per te qeverisur. Vete PDK ka 34 deputete, kurse AKR dhe LDD nga 10.
Nderkohe qe zevendeskryeministri Hajredin Kuci i PDK nuk ka konfirmuar nese eshte arritur nje marreveshje mes PDK-n dhe LDD-n. Nuk ka deklaruar as per ndonje prishje te koalicionit me LDK-ne e cila sipas Kucit ka shkelur marreveshjen.
Kuci nuk ka konfirmuar nese ka komunikuar me zotin Pacoli te AKR-se i cili ndodhet ne Zvicer. Zv/kryeministri nuk ka dashur te prononcohet as per deklaratat e zv/kryeministrit te LDK-se Rahmanaj qe ka deklaruar se zoti Kuci i ka derguar nje sms ku i ka thene se koalicioni ka marre fund.
Top Channel