Ivanovic: Serbia te rishohe politiken ndaj Kosoves
20/11/2009 13:30
Sekretari i shtetit ne Ministrine serbe per Kosoven, Oliver Ivanovic ka deklaruar se pjesemarrja e pakices serbe ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit tregon se Beogradi duhet te rishikoje politiken e tij ndaj Kosoves.
“Fakti qe serbet vendosen te degjojne dhe t’i besojne Prishtines dhe perfaqesuesve te bashkesise nderkombetare na trishton dhe na con drejt nje analize serioze”, ka pohuar Ivanovic.
Ai e ka vleresuar si “te rrezikshem” faktin qe ne Gracanice votuan 23 perqind e serbeve, pasi kjo sipas tij tregon se prestigji i qeverise serbe ka pesuar renie.
Top Channel