
Partia e Ramush Haradinaj, AAK, ka reaguar pas “simulimit” te prishjes se koalicionit qeveritar mes PDK dhe LDK, duke deklaruar se qeveria i ka shkaktuar nje dem te madh Kosoves.
Permes nje komunikate per shtyp, AAK eshte shprehur se gjithcka ka ndodhur nga papjekuria e kryeministrit Hashim Thaci, ne nje moment kur Kosova ndodhet perpara procesit ne GJND.
“Qeveria Thaci i ka shkaktuar humbje te medha vendit. Loja e oreve te fundit e kryeministrit te vendit verteton papjekurine politike te tij, te konstatuar rregullisht nga AAK”, thuhet ne komunikaten e kesaj partie.
Ne te theksohet me tej se ne keto kushte jane te domosdoshme zgjedhjet e parakohshme.
“Kjo situate kerkon qe zgjedhjet parlamentare te mbahen sa me shpejt te jete e mundur, ne menyre qe te tejkalohen crregullimet institucionale qe ka shkaktuar papjekuria e Hashim Thacit”, thuhet me tej ne komunikate.
Top Channel