Gjykata e Hages ka caktuar nje avokat anglez per te mbrojtur ish-liderin e serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic, i akuzuar per genocid dhe krime kunder njerezimit.

Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, sipas te cilave avokati Richard Harvey u caktua pas vendimit te Karaxhic per te bojkotuar seancat ne ngarkim te tij.

Por burime te aferta me te pandehurin deklarojne se ai nuk deshiron te bashkepunoje me avokatin Harvey.

Procesi ndaj Karaxhic pritet te rinise ne mars te vitit te ardhshem, pas vendimit te trupit gjykues per shtyrjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA