Tre persona te armatosur tentuan dje te grabisin me arme nje njesi tregtare si dhe banesen e pronareve te kesaj njesie.
Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Mamurrasit ku ne oret e mbremjes se djeshme nje person i armatosur me pistolete ka hyre ne dyqanin e nje 50-vjecari i cili ndodhej atje me bashkeshorten e tij.
Dy grabites te tjere nderkohe tentuan te hyjne ne shtepine ngjitur. Pronari i dyqanit ka nisur perleshjen me grabitesit por eshte goditur ne koke me mjete te forta.
Ka nderhyre edhe bashkeshortja e cila u qellua me pistolete duke u plagosur. Pronari i dyqanit me pas ka mundur te bllokoje nje nga grabitesit dhe me ndihmen e fqinjeve te tij qe degjuan krismat e kane lidhur dhe dorezuar policise.
Grabitesi eshte nje 28-vjecar, ndersa nje i aferm i tij eshte shpallur ne kerkim se bashku me nje person te trete.
Gjate nates se djeshme nje tjeter grabitje eshte raportuar edhe ne zonen Levanit ne aksin Fier-Vlore. Persona te maskuar dhe me arme kane grabitur nje sasi parash ne nje pike karburanti.
Top Channel