Feith: Partite te respektojne Kushtetuten
20/11/2009 14:40
Shefi i Zyres Civile Nderkombetare ne Prishtine, Piter Feith, duke komentuar situaten e fundit politike ne Kosove ka deklaruar se eshte e rendesishme qe partite te respektojne dispozitat kushtetuese.
Feith eshte shprehur se levizjet politike jane normale ne demokraci, por ka theksuar se lideret politike duhet te respektojne aktin me te larte juridik te vendit gjate marrjes se vendimeve te tyre.
“Ne po e ndjekim me vemendje situaten dhe mund te them se eshte me rendesi qe dispozitat e Kushtetutes te respektohen plotesisht”, ka pohuar Feith.
Ai ka shtuar me tej se subjektet politike ne Kosove duhet te shprehin qarte qendrimet dhe pozicionet e tyre.
Top Channel