Te gjithe kane nje date apo ne rastin me te keq nje periudhe kur karriera profesionale e gjithesecilit ka filluar.
Ne rastin e Fatos Qerimit karriera artistike ka filluar qe para lindjes. Klarinetistin e njohur dhe dirigjentin Fatos Qerimi e gjejme ne klasen e tij ne Akademine e Arteve teksa po jep mesim.
Edhe pse per te muzika eshte e shenjte, ka dicka qe e tejkalon dhe kur telefoni me prefiks austriak bie, cdo gje ndalon. Eshte djali i vetem i muzikantit te njohur qe studion per violine ne Vjene. Nje nga njerezit qe e njeh me mire eshte dhe asistenti i tij, Sokol Hakaj, nje tjeter klarinetist i talentuar qe eshte pashmangshmerisht me profesorin pothuajse cdo dite.
“Krahas nje profesionisti ai ka nje ane tjeter qe eshte nje person qe te ofron shije, gusto e komunikim ne pune”, shprehet asistenti. Por si jane ditet ne shoqerine dhe drejtimin e dikujt qe prej disa brezash dhe per disa te tjere ne vazhdim, eshte artist.
“Para se te hyja ne shkolle ai njihej me ekzekutimin e tij ne klarinete. Eshte nje person qe bie ne sy. Mund ta njohin edhe njerez qe nuk merren me kete profesion”, shton Hakaj. Ditet e profesor Fatos Qerimit ndahen mes muzikes dhe muzikes duke perfshire edhe kohen pothuajse inekzistente te qendrimit ne shtepi.
Nuk mjafton koha as per te ngrene darke dhe ate e rigjejme duke punuar per kolonen zanore te nje filmi vizatimor, skenarin e te cilit e ka shkruar miku i afert Stefan Capaliku. Ndoshta ne te gjithe kete atmosfere idilike arti gjejme nje detaj paksa njerezor te profesor Qerimit. “Para disa vitesh kishim koncertin e Bregovic ne Tirane dhe te nesermen thame pse te mos bejme nje kenge qe te kendohet nga nje bande?”, shprehet Capaliku.
Top Channel