Zevendesministri i Jashtem grek, Dimitris Droutsas, deklaron ne Tirane se marreveshja detare mes Shqiperise dhe Greqise eshte ne interes te te dy vendeve dhe ka te beje memarredhenien e fqinjesise se mire.
“Pakti perben nje hap te mire ne perpjekjet qe po ben Shqiperia drejt perspektives europiane”, u shpreh Droutsas, ne nje konference te perbashket per shtyp me ministrin e Jashtem, Ilir Meta, pas nje takimi qe zhvilloi me kete te fundit.
Ne biseden e tyre integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian ka qene teme kryesore.
“Shqiperia ka ecur perpara dhe na lejon ta shohim te ardhmen tone te perbashket ne Bashkimin Europian. Ne kete perpjekje minoriteti grek perben nje ure miqesie mes dy popujve, ashtu sikurse edhe emigrantet ekonomike shqiptare qe jetojne ne Greqi, te cilet kontribuojne edhe per zhvillimin e ekonomik te atdheut te tyre”, u shpreh Droutsas.
Zevendesministri i jashtem grek theksoi se qeveria e vendit te tij ka depozituar nje propozim dhe nje ide te re politike, per avancimin e metejshem te ecurise integruese te Ballkanit Perendimor.
“Na duhet te krijojme nje dinamike te re ne kete ecuri. Ne besojme se kete mund ta arrijme duke vendosur nje pike kulmore qe duhet te jete 2014. BE ne thelbin e vet eshte nje model paqeje dhe besoj se e ka per detyre te marre pergjegjesite ndaj rajonit te Ballkanit, qe eshte pjese e pandashme e Europes”, u shpreh Droutsas, duke ofruar mbeshtetjen e vendit te tij per integrimin e Shqiperise.
Top Channel