Delijorgji: Gerdecin e zgjodhi Ministria e Mbrojtjes

20/11/2009 15:10

Ne perpjekje per te shfajesuar klientin e tij Mihal Delijorgji, avokati Maks Haxhia drejtoi gishtin e pergjegjesise per Gerdecin, ne drejtim te Ministrise se Mbrojtjes, kompanise amerikane SAC dhe drejtuesit te saj Patrik Henry.

Avokati Haxhia theksoi se Mihal Delijorgji nuk ka asnje faj, ai ishte thjesht nje biznesmen i kontaktuar per te marre per skrap nga procesi i demilitarizimit predha, gezhoja dhe djegore.

Me barutin, i cili shpertheu dhe solli katastrofen, shpegoi avokati, merrej kompania SAC dhe ajo nuk e kishte terhequr sasise qindra toneshe pasi priste trajlera nga Izraeli per t’i transportuar me tej ne Belgjike.

Avokati shtoi edhe argumentin mbrojtes se nuk eshte Mihal Delijorgji qe zgjodhi Gerdecin, nuk eshte Delijorgji qe beri tenderin per zgjedhjen e kompanise qe do merrej me demontimin. “Keto veprime i ka bere Ministria e Mbrojtjes”, tha avokati.

‘Delijorgji, tha avokati, hyri per biznes por katastrofa nuk ka lidhje as me te dhe as me kompanine e tij Albademil’.

Madje avokati beri ironi me prokurorine kur parashtroi pretendimet e  tij. Sipas Haxhise prokuroria duhej te merrte te pandehur ose Delijorgjin ose kompanine dhe jo t’i vinte te dyja nen pergjegjesi sikurse ka bere, sepse sipas avokatit kjo eshte e papranueshme juridikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA