Bust per Xhorxh W.Bush ne Fushe-Kruje

20/11/2009 16:30

Vizita e ish-presidentit amerikan Xhoxh Bush ne qytetin e vogel te Fushe-Krujes do te perkujtohet me nje shtatore bronxi ne nder te tij.

Inisiativa eshte e kryetarit te bashkise se ketij qyteti dhe projekti perfshin edhe ndertimin e nje sheshi qe do mbaje emrin e presidentit. I gjithe projekti kushton 200 mije dollare.

“Pjese e historise edhe kjo vizite e presidentit, qe per ne eshte moment historik. Ne e kemi shpallur “Qytetar Nderi” dhe tani me rastin e pervjetorit te vizites do te jete gati busti”, u shpreh Ismet Mavriqi, kryetar i bashkise, Fushe-Kruje.

Vizita e presidentit amerikan eshte bere pjese e jetes dhe vetedijes historike te qytetit ndersa korrespondenca mes presidentit dhe drejtuesve lokale lokale ka vazhduar.

Nderkohe vendet qe vizitoi presidenti dhe zonja e pare Laura Bush ne kete qytet jane kthyer ne vende peligrinazhi.

Lokali qe ata vizituan mban emrin Xhorxh Bush dhe eshte kthyer ne nje gjysme muze se bashku me tavolinen ku ai qendroi.

Ne kete liber njerezit vazhdojne te lene shenimet ne librin e pershtypjeve, ndersa karrigia ku ai u ul qendron si deshmi e gjalle e vizites se rralle.

Edhe ne furren e bukes te zonjes Klarita eshte vendosur nje pllakate ne kujtim te saj dite dhe cdo moment i vizites se ciftit Bush ne kete vend eshte fiksuar ne fotografite e vedosura ne mur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA