Partia Demokratike e Kosoves ka anuluar prishjen e koalicionit qeverises me LDK-ne ne nivel qendror.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, te cilat i referohen nje komunikate per shtyp te shperndare nga selia e partise se kryeministrit Thaci.
Ne dokument theksohet se PDK do te angazhohet seriozisht per te ruajtur stabilitetin e vendit, ne nje moment kaq te rendesishem kur ceshtja e Kosoves do te trajtohet ne GJND.
“PDK mbetet e perkushtuar per stabilitetin dhe funksionimin e institucioneve qendrore te Republikes se Kosoves. Zgjedhjet e 15 nentorit nuk do te mund te ndikojne ne funksionimin e mire te institucioneve qendrore”, thuhet ne komunikate.
Ne dokument theksohet gjithashtu se koalicioni qeverises do te mbetet ne fuqi deri ne zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.
“Partneriteti i koalicionit ne nivel qendror do te mbetet i konsoliduar, i pacenueshem dhe funksional deri ne zgjedhjet kombetare te vitit 2011”, thuhet me tej ne komunikate.
Lajmet mbi prishjen e koalicionit qeverises u publikuan ne media pas marreveshjes qe LDK dhe AAK bene per qeverisjen vendore ne disa komuna.
Top Channel