Ne diten e trete te procesit gjyqesor ne ngarkim te Krenar Lushes, Prokuroria Britanike ka treguar te gjitha provat qe e implikojne ate si te dyshuar ne pergatijen e kryerjes se akteve terroriste.
Materiale ne forme video si pergatitet eksploziv, ato te vrasjes se nje ushtari amerikan, perfshi qindra klipe qe jane gjetur ne kompjuterin e Lushes i jane treguar gjykates. Shqiptari 30 vjec me origjine nga Kosova i mohon te dhjete akuzat per perfshirje ne terrorizem.
Prokurori Nigel Godsmark i ka treguar jurise ne kete proces gjyqesor, nje material filmik 26 minutesh, qe tregon si mund te ndertohet nje brez me eksploziv per sulme kamikze, gjetur ne komjuterin e Lushes. Nder materialet e tjera gjetur ne kompjuterin e tij jane edhe nje manual elektronik per perdorimin e kallashnikovit, aktivizimin e detonatoreve si dhe perdorimin e celulareve per t’i kthyer ne detonatore shperthyes.
Gjate arrestimit te Lushes, policia, krahas materialeve audio-vizive, gjeti edhe 14 celulare, 71.8 kg karburant, 2 kg nitrat qe do te sherbenim per ndertimin e bombave artizanale. Perpara arrestimit, Krenar Lusha mbahej nen survejimin e skuadres se anti-terrorit.
Prej pergjimit kur ai bisedonte me njerez te tjere permes internetit, eshte kapur nje bisede ku ai i thoshte bashkebiseduesit se kerkonte te hakmerrej ndaj qeverise britanike e cila kishte burgosur nje mik te tijin. Se bashku me Lushen ne kete proces akuzohen edhe kater shtetas britanike me origjine pakistaneze.
Top Channel