Ngjarjet e mbremjes ndikuan ne punimet e seances se rregullt te Kuvendit te Kosoves per projektbuxhetin e vitit 2010.

Megjithese kur filloi seanca, me dy ore vonese, ishte sqaruar se koalicioni nuk do te prishej, ne salle jane ashpersuar retorikat mes deputeteve te LDK-se dhe PDK-se.

Deputeti i LDK-se Fatmir Rexhepi ka kerkuar sqarime prej kryeministrit per ato qe i quajti spekulime te mbremjes.

Pas nje debati ne salle, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i ka kerkuar grupit parlamentar te LDK-se ta sqaroje situaten gjate periudhes se pushimit prej 20 minutash.

Mirepo edhe pas ketij pushimi, asgje nuk u permiresua pasi seanca per buxhetin u shty per te henen.

Jo zyrtarisht mesohet se deputetet e LDK-se kane thene qe pas asaj qe ndodhi mbreme nuk e kane ne plan te votojne per buxhetin deri pas balotazhit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA