Hetimet per vjedhjen dhe trafikimin e veprave te artit te muzeut te Beratit perfshijne te tjere emra, perveç te ndaluarve te kater diteve me pare.
Kreu i organit te akuzes se Beratit, Xhemal Saliasi, ka pohuar dje se do te kete edhe persona te tjere te arrestuar ne ditet e ardhshme, per vjedhje dhe trafik te veprave te artit dhe trashegimise kulturore te qytetit te Beratit, per te cilet tashme kane nisur hetimet nga prokuroria.
Pa dashur te hyje ne detaje, per shkak te sekretit te hetimit, kryeprokurori i rrethit ka pohuar se rrethi i te akuzuarve do te jete me i gjere, por pa dhene detaje te tjera me te sakta.
Kryeprokurori Saliasi, konfirmoi se hetimet po vazhdojne intensivisht per zbardhjen e ketij trafiku, per pergjegjesine e secilit nga te arrestuarit, per persona te tjere te implikuar dhe vepra te tjera arti te trafikuara gjate viteve te shkuara.
Sipas tij, nga vleresimi paraprak i sendeve te sekuestruara, rezulton se objektet me me vlere jane nje sasi monedhash ari e argjendi, per te cilat ekziston nje ligj i shtetit shqiptar qe nga koha kur Kryeminister i vendit ka qene Iljaz Vrioni, me 1922, i cili nuk lejon tregtimin e tyre.
Nderkohe, mesohet se mes sendeve te sekuestruara ndodhet dhe nje statuje qeramike, me vlera te dukshme kulturore, por edhe financiare.
Ende nuk dihet origjina e kesaj vepre, por vlera monetare e saj perllogaritet te jete disa dhjetera milione leke.
Top Channel