
Nje aksion i Drejtorise se Pergjithshme te Tatim-Taksave ka goditur rende pothuajse gjithe kompanite e karburanteve qe tregtojne me shumice ne rang vendi.
Behet fjale per verifikimin e aktivitetit ne perputhje me legjislacionin tatimor, nga ku rezulton se pjesa derrmuese nuk kishin respektuar udhezimet e leshuara nga Ministria e Financave.
Burime te sigurta pohojne per “Shqip” se masa e gjobave e kapercen vleren e 400 milione lekeve ose rreth 5 milione dollare, ndersa mesohet se jane mbyllur dhe 15 pika te shitjes se karburantit me pakice.
Aksioni per verifikimin e zbatimit te udhezimit per shitjen e naftes me çmimin e shumices, sikurse e kerkoi ministri Ridvan Bode, duket se nuk eshte respektuar nga te gjitha subjektet sh.a.
Megjithate, keta te fundit pretendojne se pergjegjesia bie mbi pikat e pakices, te cilat nuk kane zbatuar siç duhet kontratat.
Gazeta zbulon se aksioni do te vijoje edhe gjate dites se sotme, ku objektiv do te jete verifikimi i vendosjes se kasave fiskale.
Top Channel