Ruci: Protesta do te jete paqesore

19/11/2009 22:05

Deputeti socialist, Gramoz Ruci eshte shprehur se protesta e neserme do kaloje pa asnje incident, nese nga pala tjeter nuk do kete provokime.

“Tubuesit tane jane te mirenjohur qe nuk krijojne asnje precedent. Nese segmente te caktuara do bejne ndonje provokacion, gjithe pergjegjesia do t’u kaloje atyre”, theksoi Ruci ne “Top Story”. Ne vijim te bisedes ai adresoi akuzat ndaj qeverise, duke thene se nuk eshte faji i Shqiperise dhe shqiptareve qe nuk kane plotesuar standartet per ne BE dhe ato per vizat, por eshte faji i pushtetareve.

“Nese kjo shurdheri nga kryeministri do ndryshoje, atehere opozita do bashkepunoje. Ne zona te caktuara Berisha ka cuar te shtunen lista te cilat nuk mund t’i zbulonte se ishin te drejta apo nuk ishin te verteta nga nje komisioner. Nga informacionet qe kemi ne, edhe nese hapen ato kuti, ka disa probleme. 300 mije zgjedhes ngelen pa votuar per shkak te kartave. Pasaportat dhe kartat jane formalisht kerkese ligjore e kodit elektoral, por 30 % e njerezve qe kane votuar, e kane bere pa karta dhe pasaporta. E treta eshte roli i komisionerit dhe ai i numeruesit”, shton deputeti socialist.

Me tej, ai citoi deklaraten e ambasadorit te OSBE-se, i cili sipas Rucit, u shpreh se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte i nxituar.    

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA