Ruci: Kerkesat e PS, kushtetuese

19/11/2009 21:30

Shefi i shtabit te organizimit te protestes se PS, Gramoz Ruci ka deklaruar se kerkesat e Partise Socialiste per hapjen e kutive te votimit jane plotesisht ligjore dhe nuk dalin siper vendimeve te gjykatave.

Gjate nje debati ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Ruci ka theksuar se eshte e nevojshme nje transparence, e cila sipas tij lejohet nga vendimet e Kolegjit Zgjedhor.

“Duhet bere nje transparence per te treguar se ku jane votat. Ne baze te Kushtetutes, te gjithe kane te drejte per te marre informacionin qe duan. Gjithashtu, Kushtetuta thote se Kuvendi ka te drejte dhe eshte i detyruar te ngreje komision hetimor per te shqyrtuar nje ceshtje te vecante. Kjo qe kerkojme ne eshte, jo te rishikojme vendimet e gjykates. Kerkesa e PS interpreton nje vendim te Kolegjit Zgjedhor lidhur me Kushtetuten dhe nuk ka asnje vendim te kolegjit qe pengon hapjen e kutive”, ka pohuar Ruci.

Deputeti socialist ka theksuar se PS nuk synon marrjen e pushtetit ne tryeze, por synon qe legjitimitetin e munguar ne zgjedhjet e 28 qershorit ta vere ne vend me zgjedhje te parakohshme.

“Do kerkojme qe legjitimiteti i munguar te behet me zgjedhje te parakohshme”, ka nenvizuar Ruci.

Me tej ai ka bere nje krahasim te situates politike ne Shqiperi me ate te SHBA ne vitin 2000, ku kandidati ne zgjedhjet presidenciale Al Gore kerkoi rinumerimin e votave, gje qe u realizua nga gjykata.

“Ne vitin 2000, ne konkurrencen Al Gore – Bush, Al Gore nuk ishte dakord dhe gjykata e Florides tha se duhet te hapen kutite. Atehere Bush e coi kete ne Gjykaten e Larte, e cila per te shmangur krizen i tha jo kerkeses se Al Gore. Pasi Gjykata e Larte dha kete vendim, nje gazete beri kerkesen “dua te di te verteten”, pas te ciles u numeruan mijera vota dhe kishte fituar Al Gore”, ka shtuar Ruci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA