Referenca ndeshkon importin

19/11/2009 17:10

Cmimet e references per shumicen e produkteve bujqesore te importit jane me te larta sesa cmimet e blerjes.

Tregtaret importues thone se ne dogane nuk u njihen faturat me cmimet reale te blerjes, edhe pse keto veprime i kryejne nepermjet bankave.

Duke percaktuar keshtu cmime reference qe rrisin gati dyfish a me shume cmimin e produkteve qe zhdoganohen, rritje cmimi e cila pasqyrohet direkt ne treg.   

Sipas tregtareve, praktika e ndjekur nga qeveria per rritje te cmimit te referencave, me qellim mbrojtjen e prodhimit vendas, nuk ka pse te kaloje ne kurriz te importuesve.

Nje shembull konkret eshte cmimi i references per rrushin. Ne nje kohe kur ne treg nuk ka me prodhim vendas, cmimi i references per kete produkt vazhdon te jete i njejte me ate te muajit korrik 1,015 euro.

Importuesit i kerkojne qeverise te nderhyje dhe te percaktoje cmime reale te percaktuara dhe sipas sezoneve per produktet bujqesore.

Nje tjeter problem qe sipas importuesve u hapet ne dogana ne momentin e zhdoganimit eshte kontrollimi i mallit duke e zbritur te gjithin jashte kamioneve, pa pasur kushtet e nevojshme frigoriferike per magazinim, duke sjelle keshtu demtim te cilesise.

Top Channel