Rama shperndan ftesat ne Kombinat

19/11/2009 16:55

Nje dite para protestes se madhe paralajmeruar nga opozita, kreu socialist Edi Rama u ka shperndare ftesa banoreve te Kombinatit, per te mos munguar ne mitingun qe zhvillohet ne mbrojtje te votes se lire dhe interesave te te gjithe qytetareve.

Me cdo banor, Rama komunikon arsyet pse qytetaret duhet ta mbeshtesin Partine Socialiste ne proteste te premten ne shesh.

“Me paturpesine me te madhe, Berisha kerkon te binde me kot shqiptaret se perpjekja jone duke nisur nga liria e zgjedhjeve na qenka kunder integrimit, nderkohe qe hapja e kutive eshte rruga drejt integrimit”, u shpreh Rama.

Protesta, e cila nisi te premten eshte parashikuar te zgjase per tre dite me radhe ku protestuesit do te kalojne naten neper cadra pa iu ndare asnje moment protestes, e cila sipas kreut socialist do te permbyse Berishen dhe famijen e tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta