Rama: Protesta e neserme jo e fundit

19/11/2009 15:25

Pas protestave ne qytetet kryesore te vendit, nen moton ”Hapni kutite”, opozita rikthehet ne kryeqytet.

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ne nje interviste per Top Channel rendit disa nga arsyet qe pritet te grumbulloje neser socialistet ne shesh, ku kerkeses themelore, per hapjen e kutive i shtohen edhe arsye te tjera se korrupsioni, rrenimi i biznesit apo pagat e mesuesve, mjekeve dhe policeve.

”Nje pushtet i vjedhur qe qendron ne kembe ne menyre te paligjshme, kerkon ta ktheje Shqiperine ne skeme te mbyllur dhe te instaloje nje regjim te korrupsionit, ne te cilat abuzimet e abuzimeve dolen ne pah permes nje pamjeje dramatike te zbuluar nga mediat”, thote Rama.

Kreu socialist thekson se shembja e tunelit te rruges se madhe te shqiptareve, mesuesit, mjeket e policet te cilet mbijetojne me sakrifice, te perndjekurit qe jane tallur e perbuzur i shtohen kerkeses per hapjen e kutive.

”Neser nis nje manifestim i madh popullor. Pas kesaj nje pjese do te qendroje aty per nje periudhe te paracaktuar dhe ne fund te asaj periudhe do te kete nje tjeter vendim, ne funksion te nje rezultati qe do ta kemi pas periudhes se paracaktuar per keto manifestime”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA