PS: Qeveria po shkaterron konkurrencen

19/11/2009 19:40

PS po mban ne fokus keto dite akuzat e saj drejtuar kryeministrit Berisha, se po monopolizon aktivitetin ekonomik dhe po shkaterron konkurrencen.

Kur tha kete, deputeti socialist Erjon Brace iu referua tregut te hidrokarbureve dhe veprimtarise se kompanise “Armo”.

“Qe me 24 korrik, Gjykata Kushtetuese ka marre kete vendim qe rrezon kete vendim te nenshkruar nga Berisha, qe thyen monopolin ne tregtine e karburanteve, qe ka shkaterruar tregun dhe ekonomite e familjeve. Ka 4 muaj qe Berisha nuk zbaton kete vendim, duke siguruar edhe per kater muaj fitime te paligjshme”, ka deklaruar Brace.

Zoti Brace thote se edhe KLSH ka gjetur shkelje te ligjeve ne fuqi, kur ka faktuar dhe dokumentuar shitje kolosale te naftes bruto me cmim 1 mije leke te reja, me pak per cdo ton te shitur, ne raport me cmimin e ligjeruar dhe te aplikuar per kompanite konkurrente.

Deputeti socialist thote gjithashtu se eshte shkelur dhe ligji qe detyron privatizuesin e shoqerise te paguaje punetoret qe humbin punen per shkak te privatizimit, qe brenda nje viti pagen e dy viteve si dhe shperblimet per vjetersine e punes.

“Pikerisht per kete ne i kerkojme prokurorise te mos heshte por te nise hetimet per kete dem te konstatuar nga KLSH mbi pasurite dhe parate publike”, ka shtuar Brace.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA