Policia, kontroll automjeteve me targa te huaja

19/11/2009 22:10

Policia shqiptare eshte vene ne kerkim te automjeteve te vjedhura ne vendet e Bashkimit Europian, te cilat jane sjelle ne Shqiperi ne menyre ilegale.

Policia njoftoi sot se bllokoi 39 automjete luksoze te vjedhura jashte Shqiperise, te cilat perdoreshin ne disa prej rretheve te vendit.

Gjate Operacionit te koduar me emrin “targa e falksifikuar” jane kontrolluar 2700 automjete, 1.600 prej te cilave kane qene me targa te huaja.

Per here te pare automjetet me targa te huaja jane verifikuar nepermjet sistemit TIMS dhe 47 prej tyre rezultuan qe nuk figuronin te regjistruara fare ne kufirin shqiptar.

“Nga verifikimet e kryera ne sistemin TIMS per hyrje-daljet e automjeteve me targa te huaja jane evidentuar 47 raste te qarkullimit ne territorin shqiptar te automjeteve me targa te huaja, te cilat nuk figurojne te regjistruara ne kufirin shqiptar. Keto automjete jane bllokuar dhe jane kryer verifikimet nese jane te trafikuara. Jane sekuestruar 39 automjete, te cilat kane rezultuar te trafikuara ne vendin tone”, ka saktesuar zedhenesja e policise Laura Totraku.

Policia lajmeroi gjithashtu se jane bllokuar edhe 380 automjete me mangesi ne dokumentacion, si dhe se gjate ketij operaconi jane vendosur 1 mije e 91 gjoba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA